Nga.Sokol Demaku
Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez.
Kryetari i krysisë së kesaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim Kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin e vet dhe rendesin.
Në organzim te Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedise në bashekpunim me Agjensinë e Modës ”Bora fashion” Gjakovë u mbahjt Sfilatë Mode me veshje kombëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje Kombëtare Shqiptare, organziuar nga Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndihmën e Studie främjande po nga ky qytet.
Në këtë manifestim kulturor të organziuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shqiptar nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët do jenë pjesë e këtij projekti.
Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Ardhmeria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqitne edhe ata para ketij publiku për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.
Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ekspozitë me fotografi me veshje kmombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e valle popullore shqipe të interpetuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqipponja e maleve”, u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gezim Arifaj i cili u promovua në mëmyrë solemne ketu në Boras të Suedisë. Eshtë një dokumentar i punuar nga anëtaret e Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova me iden e kreatores së modës Bora Balajt, me skenarin dhe kameren e kamremanit të njohur kosovar Gëzim Arifit e fotografinë e Shkelzen Rexhës fotograf profesionist nga Gjakova.
Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në sallë ishte dominante edhe prezencae miqeve suedez që jep me kuptue se ky popull skanindav di të vlersoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.
Në mesin e të prnaishmëve në këtë Sdfilatë ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatoret e manifestimit dhe me fjalë miradie si për organziatorët ashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nentvjeqare Demokracia nga qyteti Durres ku me këtë rast tha se komuna e Borås eshte duke planifikuar që në një të ardhem të afërt këtë shkollë ta ndihmoj me kompjuter dhe materila tjeter mesimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna er Gjakovës të bëjë një fteszë zyratre per zyrtares e Këshillit Bahkiak në Borås në menyrë që të shiqohet mundësia e një vizite nga ana e tyre ne qytetine ”Bora fashion” nga ishin edhe realizuesit e ketij projekti madheshtor të Revysë së modës së veshjeve kombetare shiqptare në Borås.
Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås. Anëtaret e suitës gjakovare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore këtu në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptar të cilët vijojnë mesimet në këtë shkolle fillore. Udheheqsja e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shiptar në këtë shkollë sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.
Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e mleve” në menyrë solemne hapen revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shqoqërie.
Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.
Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmeruan të renë e parë që të paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madheshtore e qindra të pranishmëve në sallë. Muzika e zgjedhur per mrekulli nga Gezim Arfifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimimi orogjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemangi.
Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.
Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkombasit tanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falenderon gjithe ata që ndihmuan n ë realizimine ketij manifestimi dhe pershendet poetin Remzi Basha per kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjët pjesëmarrës në këtë mnaifestim, pastaj veteranen Qibrije Hoxha për kontributin në prezentimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqt suedez në këtë mnaifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe histrisë sonë kombëtare.
Ekspoziota e fotografive me veshje kombëtare e punuar nga fotografit profesionist kosovar Shkelzen Rexha zgjoj interesim tek të pranishmit me atë spekter bukurish të veshjes shqiptare, bukurisë natyrore, asaj veshje karakteristike shqiptare me ata djem e vajza fantastik. Prezntimi i Kullës shqiptare që ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shkuj.
Promovimi i dokumentarit mbi punimin e veshjeve kombetare shqiptare me ide të Bora Balajt e me kameren dhe skenarin e Gezim Arifit, ishte një gjë sublime e këtij manifestimi, natyra e virgjër shqiptare, të rinjët e të rejat me ate bukurin e mahnitshme, bukiritë natyrore, muzika e zgjdhur për mrekulli nga Gezim Arifaj ishin ato cka me të vërtetë e bënin këtë dokumentar sio një kryvepër të Arifajt.
Zëri të resë nga qyteti Nösjö Agnesa Drenovci mahniti të pranishmit, ishte një surpizë për adheruesit e këngës shqipe.
Salla e Muzeut të Textilit në Borås u bë “arenë” ku, bashkoi bashkëkombasit tonë, bashkoj të rinjët dhe të rejat tona, flamujt, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetar të komuniteteve tjera, në këtë Revy mode të stilit bashkëkohor.
Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, kuzhina e bollshme shqiptare e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjithat, prania e institucioneve të mkomunës Borås në këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë”.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås është kujdesur që të gjithë pjesemrresit e Sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon edhe anëtaret e stafit të Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar.