Një pjesë e madhe e njerëzve, fëmijë e të rritur, e kanë ves të bëjnë diçka ndërkohë që rrinë, bëjnë muhabet apo shohin televizor. Ngrënia e thonjve është një nga këto gjëra që nuk duhet bërë. Dhe është e mundur të shmanget…
Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Disa studiues kanë zbuluar se, një në katër fëmijë kafshon thonjtë vazhdimisht, të tjerë thonë se arrin deri në 45 për qind numri i adoleshentëve që e bëjnë këtë veprim. Çuditërisht përhapja ndër të rriturit është rreth 50 për qind.
Ngrënia e thonjve është sigurisht diçka që ka ardhur në vëmendjen e psikologëve, ndaj ata këshillojnë tetë hapa sesi të ndaloni së ngrëni thonjtë.
1- Duket e thjeshtë, por duhet guxim
Për çdo ndryshim që ndërmarrim, janë disa elemente, që duhet të ekzistojnë për të arritur rezultatin e duhur. Një nga këto elemente është ta dëshironi vërtet ndryshimin. Zakoni i keq i ngrënies së thonjve mund të duket një sjellje e thjeshtë, por përvoja ka treguar se është shumë e vështirë të heqësh dorë prej tij. Kjo mund të vijë si pasojë e nënvlerësimit që ne i japim situatës. Është një problem i madh të përpiqesh të ndryshosh zakonin e ngrënies së thonjve tek dikush tjetër.
Një mënyrë për ta marrë në konsideratë problemin është të mendosh pozitivisht sesa efekte të mira do të kishte ndryshimi i këtij zakoni, për shembull sesa tërheqëse do të dukeshit me thonj të gjatë e të bukur dhe sesa të përmbushur do të ndiheshit për arritjen. Gjithashtu mendoni për efektet negative të ngrënies së thonjve, përpiquni t’i jepni një dramatizim situatës, që ta vlerësoni vërtet si një problem madhor.
2- Mos u ndjeni në siklet
Nuk ka rëndësi nëse jeni ju apo fëmija juaj personi, që po përpiqet të ndryshojë, t’i ushtroni vetes presion në këtë moment nuk është gjë e mirë. Ndëshkimi që mund t’i jepni fëmijës për këtë zakon të keq, është një mendim jo i mirë. Ata e dinë se nëpërmjet këtij veprimi do të tërheqin vëmendjen tuaj, ndaj do ta përdorin kundër jush. E njëjta gjë vlen edhe nëse po përpiqeni të ndaloni zakonin tuaj. Të përpiqeni t’i thoni vetes që të ndalojë së bëri veprimin, është njëlloj sikur t’i thoni fëmijës suaj. Ndërgjegjja juaj do të reagojë si një fëmijë duke bërë të kundërtën.
3- Zëvendësoni këtë zakon të keq me diçka tjetër
Çelësi për ndryshimin e zakoneve është fillimi i një zakoni të ri si kundërpërgjigje për të vjetrin. Llojet më të mira janë ato që janë të papajtueshme me të vjetrin. Mund të provoni:
– Të përtypni një çamçakëz.
– Të fusni duart në xhepa.
– Të lëvizni gishtërinjtë pa ndonjë qëllim të caktuar.
– Të luani me një top llastiku.
– Të shtrëngoni duart me njëra-tjetrën.
– Të hani ose të copëtoni një karotë.
4- Përdorni memorien pamore
Nëse gjatësia e thonjve tuaj është e vogël, ka më pak mundësi për t’i ngrënë. Shumë njerëz rekomandojnë të përdorni një manikyr, sepse paratë që keni shpenzuar për të, së bashku me pamjen e bukur të thonjve tuaj, do t’ju ndalojnë nga ngrënia e tyre.
Mundeni gjithashtu të përdorni ngjyra të ndryshme manikyri, për të kujtuar se nuk duhet të kryeni zakonin tuaj të keq të ngrënies së thonjve. Një tjetër mënyrë është të vishni diçka rreth kyçit të dorës, për t’ju kujtuar qëllimin tuaj.
Duke pasur parasysh që zakonet jetojnë në ndërgjegjen tonë dhe se ngrënia e thonjve është një zakon i pavetëdijshëm, të përdorni kujtesën vizuale është diçka e dobishme. Studimet kanë treguar se një byzylyk që është vështirë për t’u hequr, sjell përfundime të mira.
5- Jepini rëndësi situatës
Zakonet janë të lidhura me ngjarjet e ditës. Fatkeqësisht është e vështirë të vësh re zakonet, apo siç quhen ndryshe reflekset, sepse ato janë shumë të lidhura me nënvetëdijen. Megjithatë mund t’i hasni gjatë ditës, kur zakoni shfaqet për shembull teksa jeni duke parë televizor. Nëse nuk e vini re, kërkojini personave pranë jush t’jua vënë në dukje gjatë kohës kur po e kryeni. Të lyeni gishtërinjtë me lëngje që kanë shije të pakëndshme, mund t’ju ndihmojë, pasi gjuha juaj do të refuzojë veprimin që po kryeni. Metoda e lyerjes së thonjve me shije të papëlqyeshme nuk funksionon gjithmonë, pasi zakoni ndodh të jetë më i fortë dhe ta tolerojë shijen.
6- Vëzhgoni mendimet që lidhen me ndjenjat
Ashtu sikurse situatat, mendimet dhe ndjenjat tona ndikojnë në sjelljen e gjithkujt. Nëse arrini të vini re llojin e mendimeve që keni teksa kafshoni thonjtë, mund t’ju ndihmojë shumë. Disa njerëz tregohen të kujdesshëm për të rritur ndërgjegjen personale. Kur ju vini re se cilat mendime jua shkaktojnë ngrënien e thonjve, përpiquni që ndjenjat si ankthi, stresi e të tjera, t’i kaloni me të tjera veprime.
7- Përsëritni kundërpërgjigjen
Përsëritja e veprimit që keni zgjedhur të bëni, si kundërveprim ndaj zakonit tuaj të keq, ndihmon shumë për zëvendësimin e tij. Përpiquni t’i pranoni situatat e vështira gjatë ditës, në mënyrë që të mos reagoni ndaj tyre me veprime që mund t’ju dëmtojnë.
8- Vazhdoni të përmirësoheni
Mbani lart moralin dhe dëshirën për të përdorur zakonin e ri. Një mënyrë e mirë për të festuar progresin tuaj është të fotografoni çdo ditë thonjtë tuaj të pangrënë. Duke parë shkallën e zhvillimit, do të motivoheni të vazhdoni me përmirësimin.
Duhet të keni parasysh se zakonet e vjetra nuk vdesin. Ato janë gjithmonë në ndërgjegjen tonë, duke pritur që të aktivizohen nga momenti në moment. Jini tolerant ndaj vetes nëse gaboni në çaste të caktuara, duke menduar se betejat ndaj zakoneve të këqija, fitohen duke mbajtur zgjuar ndërgjegjen.
Shumë njerëz pyesin nëse ngrënia e thonjve është simptomë e një problemi më të thellë. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mënyra më e mirë për të përballuar këtë zakon të thjeshtë, duket se është fillimi me hapat e mësipërm. Asgjë nuk është e pamundur aty ku ekziston dëshira dhe përpjekja. Besojini vetes.
Është e vështirë të vësh re zakonet, apo siç quhen ndryshe reflekset, sepse ato janë shumë të lidhura me nënvetëdijen. Megjithatë mund t’i hasni gjatë ditës, kur zakoni shfaqet për shembull teksa jeni duke parë televizor. Nëse nuk e vini re, kërkojini personave pranë jush t’jua vënë në dukje