Shtohen gjithnjë e më shumë mëdyshjet rreth fotografive të Curiosty të realizuara në Mars.
Një herë na shfaqet një hije pranë Rover, e cila nuk mund të arsyetohet nga NASA, po ashtu një “fytyrë” njeriu, një objekt metalik, deri dhe tek një send plastik; për të cilin NASA u prononcua duke thënë se kishte rënë nga roboti Rover – Curiosity!
Padyshim që të gjitha këto, kanë bërë shumë shkencëtarë të jenë të rezervuar rreth fotografive dhe fakteve që u ofron NASA. Me të drejtë ata ngrenë pyetjen: Mos vallë Marsi është një planet i banuar (qoftë dhe në nëntokë). apo mos duhet të vihemi në dilemë se ku mund të jetë Rover?
Në fotografitë në vijim, studiuesit kanë vënë re diçka të pazakontë për Marsin, ndaj dhe ato pyetje të parashtruara, bien ndesh me pretendimet e NASA-s dhe presin përgjigje prej saj.