Zbulohet struktura më e madhe në univers!

Astronomët kanë zbuluar strukturën më të madhe në univers: një grup kuazarësh, që të përshkohet duhen 4 miliardë vjet dritë!
Shkalla tepër e madhe e “kuazarëve/nën-yje”, duket se sfidojnë parimin kozmologjik të Albert Einstein, d.m.th. supozimin se universi është isotropik, njoftuan studiuesit.

Kuazarët, sipas shkencëtarëve, janë objektet më të ndritshme në univers dhe ata përbëjnë bërthamën e galaktikave të lashta.

“Është e njohur që nga viti 1982 se Kuazarët kanë vetin të grumbullohen në masë apo “struktura” të dimensioneve të mëdha. Duke krijuar kështu struktura të stërmëdha grupimesh kuazarësh, ose thënë ndryshe LQG”, referohet në raportin e astronomëve.

Grupimi i madh i kuazarëve zbuluar kohët e fundit, ka dimensione prej 500 megaparsek (1 megaparsek barabartë me 3.300.000 vite dritë). Meqë grupi LQG zgjerohet, dimensioni i saj më i madh është 1.200 megaparsek, ose 4 miliard vite dritë, shpjegojnë astronomët. Kjo madhësi është 1600 herë më e madhe se distanca e galaktikës ku ndodhet Toka me atë më të afërtën që është galaktika e Andromedës.
“Edhe pse është e vështirë për të kuptuar shkallën e këtij LQG, ne mund të themi me siguri se kjo është struktura më e madhe e zbuluar ndonjëherë që e kemi gjetur në univers”, thotë Roger Close, kreu i ekipit hulumtues në Universitetin e Central Lancashire të Britanisë. “Ky zbulim është shumë emocionuese, sepse vë në pikëpyetje teorinë e deri tanishme për shkallët e universit”.

Author: admin