Përfundimisht, ka apo jo jetë në Mars?
Mikrobe rezistente, që mbijetojnë në një shumëllojshmëri ambientesh në Tokë, mbijetuan kur u vendosën në një enë të posaçme që përshtat kushtet klimaterike dhe atmosferike, presionet dhe temperaturat analoge me ato të Marsit,-një zbulim mbresëlënës i cili mund të ndikojë në hulumtimet për jetën jashtëtokësore!
Mikrobi i parë që i mbijetoi këtyre kushteve, ishte një bakter me emrin Serratia liquefaciens, i cili është i pranishëm në lëkurën, flokët dhe mushkëritë e njeriut, si dhe tek peshqit dhe bimët.
Rezistencë në kushte të papërshtatshme
Hulumtuesit vunë re se bakteri reziston në të ftohtit ekstrem, në grumbullimet e dyoksidit të karbonit, si dhe të presionit të ulët të atmosferës së marsit, e cila nuk i kalon 7 millibar. Në Tokë, presioni atmosferik në nivelin e detit, është 1.000 millibar.
“Ishte një surprizë e madhe”, deklaroi për Reuters Andrew Sourgker, një mikrobiolog në Universitetin e Floridës.
Eksperimenti, që u realizua në laboratorin pranë Qendrës Ndërkombëtare të Hapësirës Johhn Kennedy në Florida, nuk analizoi reagimin e mikrobeve në rrezatimin e ashpër që është i njohur se “lëpinë” sipërfaqen e planetit të kuq.
Njëzet e pesë lloje të tjera mikrobesh që iu nënshtruan eksperimentit, nuk rezistuan, pohon ekipi i Dr. Sougker. Në fazën e dytë shkencëtarët studiuan 10.000 lloje mikrobesh që ishin zbuar në thellësi disa dhjetëra metrash në akujt e Siberisë.
Gashtë të mbijetuarit-survivors
Gjashtë nga këto lloje bakteresh, që të gjithë anëtar të familjes Carnobacterium, jo vetëm që mbijetuan në këtë enë okupator të posaçëm, por edhe mundën të zhvilloheshin.
Rezultatet e eksperimentit lënë të hapur mundësinë që të infektohet mjedisi i Marsit me mikrobet që arrijnë aty nga misionet e tokësorëve. NASA po bën çdo përpjekje për të bërë shterp (dizifektim) anijet kozmike para nisjes së tyre, por mundësia e injektimit të marsit nuk mund të përjashtohet kurrë. Kështu Serratia liquefaciens u përdor në studim, sepse “kjo specie është rikthyer me anijen”, thotë Sourgker.
Rreth baktereve që mund të jetojnë në Planetin e Kuq
Përveç kësaj, megjithatë, rezultatet japin një pasqyrë në llojet e mikrobeve që mund të jetonin apo ndoshta jetojnë në Mars.
Nëse Planeti i Kuq ishte gjithnjë mikpritës për jetën është një pyetje që tani duhet të përgjigjet ndoshta edhe nga roboti Curiosity i NASA-s, i cili është duke studiuar që nga muaji gusht të kaluarën e lashtë në kraterin Gale.
Përsëri në Tokë, hapi tjetër për Dr. Souegker është të vëri në testim bakteret në kushte edhe më të pafavorshme, të tilla si përqendrime të larta të kripërave, rrezatimi ultravjollcë të fortë dhe më pak ujë.
Do të tentoi gjithashtu për të studiuar karakteristikat gjenetike dhe metabolike të profilit të Serratia liquefaciens.
Studimet studiuesve u publikuan në muajin dhjetor në revistën shkencore PNAS dhe në atë homologe amerikane gjatë kësaj javë në revistën Astrobiology.