Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se Kosova së shpejti do të ketë një qeveri të re.
Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij ndryshimi nuk do të ketë lëvizje të datës së mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.
Kreu i AAK-së këto koment i ka bërë gjatë një vizite që i bëri Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se partia e tij është përkrahës e privatizimit të ndërmarrjeve publike, por në një proces normal dhe të pa devijuar.