Android kryeson në shitjet gjatë fundvitit, përveç në SHBA dhe Japoni

Prodhuesit e Android-it, të udhëhequr nga Samsung, mbajtën numrin një për shitjet e smartfonëve gjatë pushimeve dimërore në mbarë botën, përveç dy tregjeve kyçe: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japoni, ku Apple është në majë.

Shifrat e fundit nga Kantar Worldpanel Comtech për 12 javë deri më 23 dhjetor 2012 tregojnë që Android mbajti një qëndrim të fuqishëm në Britani, Gjermani, Francë, shumicën e shteteve evropiane dhe Australi, me më tepër se 50 për qind të tregut dhe deri 86 për qind në hapësirat si Spanjë.

Android ka po ashtu një përqindje madhore prej 72.5 për qind në tregun urban të Kinës.

Sidoqoftë, sipas studimit, në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, është iPhone i Apple që ka më tepër se 50 për qind të tregut.

Në Shtetet e Bashkuara, prania e Android ra pjesërisht në 44.2 për qind, ndërsa në iOS u ngrit vit për vit në 51.2 për qind, që paraqet një ngritje prej 6.3 për qind.

Në Japoni, iOS ka më tepër pjesë të tregut me 66.2 për qind, ndërsa Android ka vetëm një të tretën.

Author: admin