Olta-boka-diplomimi-ne-drejtesi-amaneti-i-gjyshes
E ka nisur rrugen e kenges shume e re dhe po aq e re, u be e njohur pasi, ajo, vajze e vogel, vetem pesembedhjete vjecare do te perfaqesonte Shqiperine ne Eurosong. Kjo eshte kengetarja Olta Boka. Me nje ze shume te vecante arriti qe te terhiqte vemendjen e te gjitheve dhe e beri ate nje kengetare shume te dashur per publikun. Nese te gjithe e kujtojne si nje vajze te vogel, ajo tashme eshte nje studente qe do te diplomohet kete vit per drejtesi ne Universitetin Shteteror. Por cilat jane projektet e Oltes sa i perket muzikes dhe jeta e perditshme, ajo i rrefen ne nje interviste per suplementin Koha Tjeter
Ju ishit pjese e spektaklit 100 Vjet Muzike ku kenduat dy kenge te kompozuara shume vite me pare. Si u ndjete kur i risollet ne skene?
Se pari, doja te thosha qe une kam nje kenaqesi teper te vecante qe me jep pjesemarrja ne spektaklet qe promotori organizon. Jam vertet e nderuar per me teper qe une pervec miqesise marr edhe nje vleresim sa i perket punes sime. Pasi u be nje bashkepunim rreth 8 vitesh se bashku, duke filluar qe ne vitin 2004 me spektaklin Gjeniu i vogel Sa i perket pyetjes suaj, une kisha nderin qe te kendoja dy kenge shume te njohura per publikun shqiptar Nenave shqiptare dhe Dhurate per ditelindje te kompozitorit shume te njohur Nikolla Zoraqi. Per mua ishte nje nder per aq kohe sa isha pjese e nje nga netet me te rendesishme te ketij spektakli, sic ishte nata e kushtuar autoreve me te mire shqiptare. Isha perkrah kengetareve shume te mire te muzikes sone dhe une u ndjeva shume mire dhe mora nje sadisfaksion shume te madh me risjelljen e ketyre kengeve te pavdekshme ne skene.
Kenga juaj e fundit eshte kenga Ana qe eshte shume e pelqyer nga publiku, mund te na thoni kujt i eshte dedikuar, sepse eshte folur shume ne lidhje me tekstin e kesaj kenge?</p>
Po ne fakt, ndoshta ka qene titulli, ndoshta ka qene teksti i kenges, apo fakti qe une vija ndryshe ne kete kenge, jo me me balada, dhe duke u bashkuar shume komponente bashke, kjo kenge terhoqi vemendjen dhe beri qe karriera ime te ngrihet ne nje status tjeter. Ne fillim u fol se une kisha nje shoqe qe ia dedikoja kengen, me pas qe ishte nje dedikim per vajzen e Arditit, por qe absolutisht nuk ka te beje me kete, sepse pervec faktit qe eshte shume e vogel dhe keto kane qene disa aludime qe te vjen keq kur i mendon, sepse une nuk jam pjese as e tekstit, as e muzikes se kesaj kenge. Doja te sqaroja njehere e mire, qe u zgjodh pikerisht ky emer, Ana, pasi eshte shume melodioz dhe pershtatej shume mire me vijen melodike. Kjo ishte arsyeja kryesore qe u perdor pikerisht ky emer dhe qe me pas iu vu edhe titull kenges. Kenga terhoqi vemendjen ndoshta edhe sepse trajtonte nje nga tematikat me pak te perdorura neper tekstet e kengeve.
Babi juaj eshte nje kengetar, tashme qe ju keni filluar qe te ecni me kembet tuaja ne muzike le te themi, a eshte ai prezent ne karrieren tuaj, apo eshte distancuar?
Te them te drejten, nese me pare diskutonim ne lidhje me muziken, tashme une diskutoj me babane tim, pse ai eshte distancuar. Ndoshta, sepse ai ka edhe me shume besim ne rrugen time muzikore, por ndoshta edhe sepse vete mosha te ben qe ne nje fare menyre, te marresh frenat e jetes ne dore, per te qene me e pavarur. Mund te them se kjo gje me shqeteson paksa tani, pikerisht terheqja e babit, jo se nuk mendoj se mund tia dal vetem, apo se nuk jam e zonja.
Si jeni ju ne te perditshmen tuaj?
<p>Une momentalisht jam duke ndjekur studimet e larta ne fakultetin e Drejtesise ne Universitetin shteteror dhe sivjet diplomohem, sipas sistemit te Kartes se Bolonjes. Deshira ime, pervec se duke plotesuar nje deshire timen qe e vogel, eshte qe duke qene se ne nje fare menyre po coj ne vend edhe amanetin e gjyshes sime, do te doja qe te kisha nje profesion ne jete, ashtu sikurse te jem edhe mire e pozicionuar edhe per nje ambicie personale, jashte muzikes. Pjesen tjeter te dites, kur kemi angazhime muzikore, ia dedikoj muzikes, si me prova apo regjistrime ne studio. Sigurisht qe nje pjese tjeter te dites ia dedikoj familjes dhe shoqerise sime dhe vetes sime, duke pretenduar qe nje pjese te kohes njeriu ka edhe deshire qe te qendroje vetem.
Nderkohe, ju keni linja shume te bukura, a merreni me sport apo me palester?
Jo, te them te drejten, nuk jam marre me sport. Kam provuar vetem dy muaj palester dhe kaq, por une prirem te jem tip shume sportiv dhe i levizur dhe jam shume natyre ekspresive. Por, nga ana tjeter, e karakterizuar nga nje metabolizem shume i mire nuk kam pasur probleme me peshen. Kur e shoh veten qe kam filluar qe te mos kem shume kujdes me ushqimin, sigurisht qe edhe frenoj, por mendoj se me ndihmon fakti qe i marr gjerat me shume energji.
Tashme jeni nje vajze e re 21-vjecare. A keni ju nje njeri tuajin te zemres?
Jane absolutisht gjera te prekshme dhe jemi te gjithe njerez. Eshte e vetmja gje qe as e mohoj dhe as nuk dua qe te flas per te. Sepse nuk do te me pelqente qe te ndaja pjese te privatesise sime dhe une bej zgjedhjen time qe te mos flas, por qe absolutisht qe si te gjitha vajzat e moshes sime edhe une kam qene e dashuruar.
A mendon se ka miqesi te vertete ne rrethin e artisteve?
Une kam shume miqesi ne rrethin e artisteve. U be nje kohe e gjate tashme qe une punoj me dy koleget e mia, Juljana Pashen dhe Kejsi Tolen, per te cilat pervecse si artiste kam nje konsiderate shume te madhe si qenie humane. Ato meritojne absolutisht statusin qe kane dhe qe jane kengetaret me te mira per momentin ne tregun shqiptar. Konkurrenca dhe ambicia eshte pjese e cdo njeriu, por duhet te vleresohen ata qe dine te ruajne balancat dhe ne kete rast gocat dine ta bejne shume mire. Por ne lidhje me miqesine doja ti lija pak hapesire, megjithese nuk eshte ne fushen e artit, do te doja qe te permendja, vajzen time te tezes, qe une e kam motren time te vogel. Ajo eshte Xheni qe me rri prane dhe ne ndajme edhe gjerat me te vogla me njera-tjetren.
Ju i munguat kete vere ekraneve me nje klip, a keni ne plan nje te tille?
Une te them te verteten kur bej projekte i bej vjetore. Keshtu e kam pasur mundesi qe te jem prezent edhe me shume se sa kam qene ne te vertete prezent, por per disa arsye teknike, do ti quaja une, pasi isha pergatitur qe te mos iu mungoja ekraneve gjate stines se veres me nje klip, por per disa arsye te kompozitorit Adrian Hila dhe per moskordinim kohe, ky klip u shty, per me vone. Une vertet nuk kam qene prezent ne ekrane, por gjate veres kam qene ne kontakte te drejtperdrejta me fansat pasi kam qene e ftuar ne shume skena te organizuara nga qytete bregdetare, apo edhe lokalet e ndryshme. Projekti im me ri sigurisht qe do te jete lancimi i nje kenge te re te shoqeruar edhe me nje videoklip qe une shpresoj te dale sa me shpejt. Por duke qene se jo te gjitha gjerat varen nga une, dhe une mendoj qe gjerat ndodhin per nje arsye, e rendesishme eshte qe te ndodhin me njerezit e duhur dhe ne momentin e duhur.
Pergatiti: Yllka Selita