Miliona fëmijë të varur nga Facebook

Gati një milion fëmijë në të gjithë botën, të moshës prej 7-12 vjet janë bërë të varur nga rrjetet sociale si Facebook, dhe hyjne të paktën një herë në ditë në këtë faqe, thotë një studim.Më saktë, rreth 970.000 fëmijë janë të rregullt në faqe, dhe Facebook-un e kanë bërë një pjesë integrale të jetës së tyre të përditshme, raporton gazeta angleze The Sun.Të paktën 46 për qind e tyre thonë se ata përdorin Facebook herë pas here. Raporti i analizuar nga Mintel tregon se përdorimi i përditshëm i Facebook është më i zakonshëm në mesin e vajzave të moshës 10 deri në 12 – pasi që 54 për qind e tyre qasen në rrjetin më të madh social në botë.

Rrjetet tjera më të njohura sociale janë Twitter dhe Club Penguin, por frekuenca e vizitave është shumë më e ulët, me më pak se 10 përqind.Ekspertët thonë se presioni i moshatarëvve është ‘motivimi kryesor’ për përdorimin e një rrjeti të veçantë shoqëror.Gati dy të tretat e fëmijëve prej 7 deri në 12-vjeç e përdorin një rrjet social, vetëm sepse edhe miqtë e tyre bëjnë një gjë të tillë.

Author: admin