Panairi i Makinave e Motorave i Frankfurtit – që zhvillohet këtë javë në Gjermani – është gati si një shfaqje fantastiko-shkencore e të ardhmes së industrisë së makinave. Po të shohësh konceptin e e ri të Volkswagen NILS 2012, e ardhmja duket më me stil dhe deri diku minimaliste. NILS ka vetëm një vend për tu ulur, por ngarkesa modeste e pasagjerit përputhet me një gjurmë njësoj të vogël të makinës, dhe një peshë në kthesë nën 453 kg. Koncepti ka çdo gjë elektrike dhe është krijuar për tu përdorur në qytet. Skeleti i lehtë prej alumini dhe motori elektrik me 34 kuaj fuqi i japin një pavarësi deri në 64 km me një karikim të vetëm. NILS ka dyer si krahë pulbardhe që e lejojnë të parkohet në vende të ngushta duke lënë hapësirë të mjaftueshme për daljen e shoferit nga makina. Kroskoti i vogël i makinës përfshin një 7″ LCD touchscreen I cili ofron informacione për mjetin, si dhe hyrje në sistemin e navigimit, plus radion. Një sensor lazer (gjithmonë i ndezur) e i fshehur në pjesën e përparme të mjetit, monitoron distancën e frenimit dhe mund të parandalojë karambolin kur kupton se shoferi po i afrohet një përplasjeje.
Dr. Ulrich Hackenberg, thotë për mjetin: “NILS është një makinë që i paraprin të ardhmes. Duket sikur është projektuar nga dikush në 2030 për botën tonë sot.” NILS pa dyshim duket si një makinë që ne mund të imagjinonim të ngisnim në 2030, por e ardhmja mund të jetë më afër nga sa mendojnë disa.
BMW tregon skuterit elektrik pa pasqyra!
Prodhuesi luksoz i makinave ka marrë përsipër mjetet elektrike me dy rrota. BMW në Frankfurt shfaqi vizionin e vet për mjetet elektrike duke prezantuar një concept për një palë motorra me zero ndotje. Të dy mjetet janë të spikatura për sa i takon dizajnit, dhe BMW premton se bashkë me pamjen e tyre të erës së re, ata janë krijuar me maksimumin e lëvizshmërisë në mendje.
I pari është një skuter i quajtur Koncept, motor urban me dizajn futurist që ka si karakteristikë një xham të ulët kundër erës dhe veshje me xham akrilik të baterisë. Drejtuesi ka lexues të shpejtësisë dhe pjesë të tjera të domosdoshme si dhe një palë monitorë LCD pranë dorezave të cilat japin informacion të drejtpërdrejt të rrugës mbrapa dhe anash, duke hequr kështu nevojën për pasqyrat tradicionale. Ky skuter elektrik mund të karikohet plotësisht në më pak se 3 orë, dhe një bateri e plotë e çon shpejtësinë deri në 96.5 km. krahas modelit urban, BMW ka prodhuar edhe një model për në baltë, i quajtur Husqvarna. I dizenjuar për të qënë i lehtë dhe i shpejtë, ky model peshon 79 kg. ka vetëm një sedilje teke , pra sigurisht që ka në shënjestër të rinjtë, dhe BMW ka krijuar një motor që kur e nget të duket sikur luan një videogame.
Nuk ka asnjë të dhënë për çmimin apo për kohën kur koncepti i ri do të dalë në treg, por me mjetet elektrike kaq prezente në rruget e qyteteve, koncepti mund shumë mirë që të ketë një publik të tijin.
Një makinë dydyershe për dy veta me zero emetim
Ndërkohë që të mënduarit “jeshil”, pra ekologjik, po bëhet një çështje botërore, mjetet elektrike janë duke u shfaqur në të gjitha format dhe madhësitë. Ekonomikja Nissan Leaf mund të shihet në rrugët e SHBA-së, ndërsa Cadillac dhe BMW, kanë të dyja gati oferta më luksoze që garantojnë sukses në shitje së shpejti. Prodhuesi gjerman i makinave Opel është duke fituar me konceptin e një mjeti elektrik me dy vende. Makina kompakte nuk ka akoma një emër zyrtar, por është konsideruar si “Makinë Një Euro” sepse mund të udhëtojë 100 kilometra me vetëm një euro “karburant”. Duket sikur e ka shpikur kryeministri shqiptar. Duke patur lëvizshmërinë në mendje, mjeti i ri krenohet me një të tretën e peshës së një makine kompakte tipike dhe një shpejtësi maksimale prej 120.7 kilometrash në orë.
1970
Është viti që kur Opel nuk ka shitur makina në Shtetet e Bashkuara nën emrin e saj. Por duke qënë se është një markë e përgjithshme motorash , disa nga dizenjot e Opel kanë ardhur në sallonet e makinave në SHBA nën markën e GM, përfshirë Saturn, Buicki, dhe Cadillac, kështu që mos u habisni nëse një maniak elektrik i shpejtësisë ia del në SHBA.