Elton Deda rikthehet ne Shqiperi

Kantautori i njohur Elton Deda është nisur drejt Shqipërisë, besohet për një rikthim përfundimtar. Thashethemet për një rikthim të mundshëm dhe përfundimtar të tij kanë nisur që vitin e shkuar, kur ai realizoi koncertin e suksesshëm “Me and you” në Top Channel, por javën e fundit ai u ka vënë vulën këtyre zërave, përmes statuseve të tij në Facebook. “Weekend-i i fundit në Nju Jork. Shqipëria do ketë plus një artist. Në jam artist, muzikant, pasioni jeton njëlloj kudo, por nuk kam më dëshirë të shprehem për veten time, por për njerëzit. Kuptojnë apo jo punë tjetër, misioni im dhe i miqve të mi artistë është të lehtësojmë jetët e njerëzve me muzike dhe art, që të bëhen më të bukur. Dhe bukuria jeton kudo edhe në Shqipëri”, – ka thënë artisti, i cili ka shtuar se duke i njohur të dyja realitetet, atë shqiptar dhe amerikan; i ka peshuar mjaft mirë gjërat. Artisti i talentuar, i biri i Ferdinand Dedës, thuhet këto kohë se ka probleme me bashkëshorten e tij, Jolën, e bija e Pirro dhe Pavlina Manit. Çifti që ka edhe fëmijë, kanë vendosur të marrin një periudhë pushimi nga njëri-tjetri, që sipas burimeve, mendohet të jetë një pushim përfundimtar që do t’i jepte fund një martese dhe dashurie më shumë se dhjetëvjeçare. Ndërkohë, në Shqipëri Elton Deda ka ndërmend të angazhohet së shpejti me një program muzikor, kurse sa i takon Amerikës, ai ka shkruar: “Amerika do më duhet gjithmonë, sepse sa kam mësuar këtu për 8 vjet, s’do t’i kisha mësuar gjithë jetës në Shqipëri”.

Author: admin