Rrjeti më i madh social në botë, ‘Faceboo’k, ka vënë në dispozicion një fond prej 40 mijë dollarësh për të rritur sigurinë përballë sulmeve të mundshme të hakerëve.Lajmi është konfirmuar nga vetë shefi i sigurisë Joe Sullivan, i cili tha se deri tani janë paguar disa ekspertë kompjuterësh, të cilët do të zbulojnë dobësitë e rrjetit. Kjo masë është marrë nga bordi drejtues i Facebook-ut, për shkak të sulmeve të shumta të hakerëve.