Ermal Fejzullahu është shprehur i kënaqur me sezonin e nxehtë të verës, pasi ka qenë i mbushur me koncerte dhe mbrëmje muzikore si brenda po ashtu edhe jashtë Kosove.Ermali për dy muaj me radhë performoi në vendet bregdetare në Shqipëri dhe Ulqin, ndonëse nuk mungoi as në disa mbrëmje në diasporë.Edhe këtë vit pata shumë fat në sezonin e verës, përveç mbrëmjeve muzikore që kam mbajtur, kam arritur të kem edhe më shumë adhurues dhe miq të mi të cilët më kanë përkrahur vazhdimisht. I jam mirënjohës publikut tim që më bëri të jem i lumtur në karrierën time muzikore”, ka thënë ai për të përditshmen Zëri.