Vdes pasi luajti 12 orë në Xbox

Tepër orë para Xbox shkakton vdekjen e një Britaniku të ri. 22 vjecari Chris
Staniforth, i cili luajti “Halo” në Xbox për 12 orë pa pushim, u gjet i vdekur
nga tromboza e venave. Tromboza u shkaktua prej ndenjes ulur për një kohë të
gjatë. Ajo u krijua në këmbën e të riut dhe udhëtoi deri në mushkri, ku shkaktoi
emboli polmonare.
Tromboza e venave është vërejtur te personat të cilët
bëjnë udhëtime ajrore të gjata, në pozicion të ulur. E njëjta gjë i ndodhi edhe
të riut, i cili nuk u shkëput nga loja e tij për 12 orë.
Në një
deklaratë, Microsoft ka thënë se i inkurajon përdoruesit e Xbox të shkëputen
herë pas here nga loja dhe të luajnë me orare të shkurtra.

Author: admin