Twitter lanson galerinë

Twitter ka lansuar funksionin e ri të galerisë, i cili është krijuar që të shfaq fotografitë të cilat përdoruesit i postojnë duke përdorur faqet e integruara me rrjetin e saj social, si yFrog, TwitPic dhe Instagram.Funksioni i ri i rrjetit të famshëm social, Twitter Gallery, në mënyrë automatike i paraqet 100 fotografi në radhitje kronologjike, të cilat vijnë nga miqtë dhe postimet e tyre që nga 1 janari i vitit 2010. 

Fotografitë të cilat janë shfaqur para kësaj kohe nuk do të paraqiten në galerinë e Twitter.

Përdoruesit mund ta gjejnë funksionin e ri, Twitter Gallery, në profilin e tyre në këtë rrjet social. Për momentin, Twitter Gallery nuk përfshin edhe video, mirëpo ajo që përfshihet në galeri janë imazhet e miqve, pamjet nga cicërimat e përsëritura etj.

Author: admin