Këngëtarja e njohur e skenave shqiptare, Poni ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, të cilin e ka ‘pagëzuar’ me emrin, Frenki. Lindja është kryer në një nga klinikat më të specializuara të Europës dhe bukuroshja labe po përjeton emocione të mëdha me ardhjen në jetë të këtij fëmije., Poni gjatë këtyre muajve të shtatzënisë është larguar nga Shqipëria për një jetesë më të qetë e për një kujdes më të specializuar. Këngëtarja e suksesshme është shkëputur nga muzika gjatë këtij viti, megjithatë prurjet e saj të vjetshme kanë qenë shumë të dëgjuara edhe këtë verë. Këngëtarja është në lidhje me një sipërmarrës të njohur në Shqipëri, emrin e të cilit nuk e ka bërë asnjëherë publik për shkak të rreptësisë me të cilën e ruan jetën private.