Sheqeri i tepert shkakton kancerin e qafes se mitres

Femrat të cilat tri ose më shumë herë në javë i lëshohen kënaqësisë së ëmbëlsirave, siç janë biskotat dhe tortat, duhet të kenë kujdes sepse këto ushqime nxisin shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.

Këto të dhëna bazohen në studimin dhjetëvjeçar të institutit suedez Karolinska, gjatë të cilit janë analizuar shprehitë ushqyese të 60.000 femrave dhe është zbuluar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë për 33 për qind më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës.

Te femrat të cilat këto ëmbëlsira i kanë konsumuar më shumë se tri herë në javë, rreziku për sëmurje ka qenë 42 për qind

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, ishin më të prira për ta fituar sëmundjen.

Sipas studiuesve, ko ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen.

Author: admin