Është një tjetër aktor shqiptar që është duke gëzuar famë në industrinë e filmave hollyvudian. Nickola Shreli, aktori shqiptar i gjeneratës, cilësohet nga “TUNG Magazine” si ylli i ri që po shndrit në Holliwood.Pas pjesëmarrjes në disa filma, së fundmi Shreli ka marrë pjesë në filmin “Abduction“ që do të dalë në kinematë botërore këtë vjeshtë. Ai luan përkrah yllit Taylor Lautner, ndërsa regjisor i filmit është John Singelton.
Zbulimi i Shrelit erdhi pikërisht pasi Singleton pa filmin e tij të shkurtër “Familiar Foreigners”. Drejtori Scotty Spiegel thirri dhe takoi më tej Shrelin. Gjatë takimit mes Spiegel dhe Peter Nelson (producentë të kompanisë Sony), Nickola qëndroi në karakterin dhe u hoq sikur fliste anglishten me aksent të Evropës Lindore, gjë që i impresionoi ata dhe nuk kaloi shumë e Shrelit iu ofrua roli i ëndërruar. Kështu Shreli përzgjidhet nga John Singleton për të interpretuar rolin e Alec në kastën e madhe të artistëve që do të interpretonin në “Abduction”.
Krahas kësaj Shreli në vitin 2010 realizoi një rol të vogël në filmin “Mafia”. Rol të cilin ai e mori përmes miqësisë që kishte me producentin dhe yllin Ving Rhames, me të cilin bënte palestër në Pittsburgh, ndërsa ishte në xhirimet e “Abduction”. Falë këmbënguljes dhe talentit të tij, Nickola nënshkroi një kontratë me firmën e menaxhimit “Luber Rocklin Entertainment” dhe po punon për të shfaqur oportunitetet e tij, qoftë si aktor e qoftë si shkrimtar. Aktualisht Shreli po punon në projektin “Landlord”, të cilin e ka shkruar vetë. Ndërkaq një hobi i tij është edhe muzika eksperimentale dhe ajo e DJ. Krahas punës në kinema, Nickola punon edhe me organizatën e njohur “World Vision” për të ndihmuar patriotët e tij në Shqipëri.
Ai mori pjesë në kastën e vogël të aktorëve në filmin “Rake Tenor”, e gjithashtu punoi në prodhimin e projektit të madh që erdhi në qytetin e tij, siç ishte “8 Mile”, film që përshkruan jetën e protagonistit të tij, reperit Eminem.
Shreli ka lindur në Detroit dhe është djalë i dy emigrantëve shqiptarë që punojnë në industrinë e makinave. Ka qenë një student mesatar dhe u përjashtua nga shkolla e teatrit “Eisenhower High School” për thyerje të disiplinës. Kështu që Nickola u diplomua vite më vonë. Pas jetës së tij shkollore, Shreli punoi për pasuritë e patundshme dhe me promovimin e jetës së natës në qytetin e tij. Nuk kaloi shumë dhe ai u rikthye tek ëndrra e tij për të vazhduar të shkruante dhe vinte në jetë artin që kishte brenda.