Mendoni mirë para se t’i blini fëmijës suaj një lojë të re në kompjuter.Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se videolojërat shpesh shkaktojnë ndjenjën e urisë dhe shtojnë rrezikun për mbipeshë te fëmijët tuaj.Sipas ekspertëve, kjo është arsyeja pse fëmijët të cilët kalojnë orë të tëra para kompjuterit me panel kontrollues të lojërave në dorë- janë zakonisht të plotë. Ata thonë se kjo nuk ndodh vetëm për faktin se ata janë fizikisht joaktivë.
Hulumtuesit danezë dhe kanadezë kanë vërtetuar se tinejxherët të cilët qëndrojnë një orë duke luajtur në kompjuter shpenzojnë 80 kalori më shumë se ata të cilët e kalojnë këtë kohë në një formë tjetër.
Nga 80 kaloritë e fituara ata shpenzojnë vetëm 21 kalori më shumë duke luajtur, kështu që 59 kalori u teprojnë. Ndërkaq, tinejxherët që kalojnë tre orë duke luajtur në kompjuter grumbullojnë rreth 180 kalori të panevojshme.