Facebook bëhet me Video-chat (Video)

Gjiganti i medias sociale, Facebook ka nisur ta ndjejë frikën nga Google +. Disa ditë pasi që Google nisi testimin e projektit të ri, Facebook njoftoi se në partneritet me Skype, do të nis shërbimin e Video-chat.
Pritet që ikona e video-chati-it të paraqitet në hapësirën e chatit aktual. Lajmin e bëri publik njeriu i parë i Facebook Mark Zuckerberg, që gjithashtu zbuloi se faqja e tij tashmë ka mbi 750 milionë përdorues. 
Për momentin, Facebook do të ofrojë vetëm Një në Një video, dhe jo në grup siç ka Google +, e që quhen Hangout. Kjo nuk është hera e parë që Facebook e Skype bashkëpunojnë, dhe sipas Zuckerberg më vonë mund të shtohen të tjera mundësi video që ofron Skype.

Author: admin