Google-i vazhdon të fitojë terren në tregun e brauzerëve. U bë e ditur se në muajin korrik “Chrome”-i u bë më popullor, të paktën në katër vende të botës. Në dhjetë ditët e para të këtij muaji pjesa e “Chrome”-it u rrit dhe përbënte, mesatarisht, 21,8 për qind të tregut botëror. “Mozilla Firefox”-i ishte më i qëndrueshëm dhe ruajti pjesën e tij prej 28,2 për qind. Kurse “Internet Explorer”-i, më popullori mes punonjësve të administratave, përkundrazi, humbi një numër ithtarësh, që e zëvendësuan me “Google Chrome”-in. Nëse më parë pjesa e tij në treg ishte 43,6 për qind, tashmë ra me 1 për qind. Raportet në përqindje të përdoruesve të brauzerëve varet nga rajoni, njofton portali conceivablytech.com.
Kështu, për shembull, në Amerikën e Veriut “Chrome”-it i takon vetëm 18 për qind e tregut, kurse “Apple Safari”-i zotëron 11,2 për qind. Gjithsesi, “Firefox”-i është shumë popullor në Gjermani, ku e përdorin 55 për qind e atyre që punojnë në internet. “Opera”, përkundrazi, parapëlqehet në shumicën e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik: në Rusi i takon 27,2 për qind e tregut, në Bjellorusi 46 për qind, kurse në Kazakistan 31,7 për qind. “Google Chrome”-i fitoi më shumë popullaritet mes përdoruesve të internetit, që jetojnë në Amerikën e Jugut. Në këtë rajon ai po arrin dora-dorës “Internet Explorer”-in me 41,4 për qind të tij, pasi tashmë ka marrë 32,1 për qind dhe duke detyruar “Firefox”-in të kënaqet me vendin e tretë.
Është për t’u vënë në dukje se në në tri vende të Amerikës Latine “Chrome”-i u bë më popullori: Argjentina, ku “Google”-in e parapëlqen 37,5 për qind e 16 milionë përdoruesve (“Internet Explorer” ka 37,2 për qind), Uruguaj (41 për qind “Chrome”-i, 28 për qind IE dhe 29 për qind “Firefox”) dhe Kili (43,7 për qind “Chrome”-i, 31,6 për qind IE). Në Brazilia, ku është përqndruar numri më i madh i përdoruesve të Internetit në të gjithë Amerikën e Jugut (50 milionë veta), “Google Chrome”-i I jep palmën e kryesimit “Internet Explorer”-it me 31 për qind kundrejt 41,4 për qind. Vendi i katërt, ku bauzeri i “Google”-it u bë lider, është Shqipëria. Në të numërohen 1,3 milion përdorues aktivë të rrjetit global, prej të cilëve parapëlqejnë të dalin në të nëpërmjet “Chrome”-it. Situata në Amerikën e Jugut dhe në Shqipëri është unikale, në vendet dhe rajonet e tjera ndryshimet në tregun e brauzerëve ndodhin shumë më ngadalë.
Shqiptarët të çmendur pas “Chrome”-it
“Vendi i katërt, ku (“browser” anglisht: “shfletues”) i “Google”-it u bë lider, është Shqipëria. Në të numërohen 1,3 milion përdorues aktivë të rrjetit global,
prej të cilëve parapëlqejnë të dalin në të nëpërmjet “Chrome”-it. Situata në
Amerikën e Jugut dhe në Shqipëri është unikale, në vendet dhe rajonet e tjera
ndryshimet në tregun e brauzerëve ndodhin shumë më ngadalë,” njofton portali
conceivablytech.com.
Apple do të hapë dyqanin më të madh në një terminal
Kompania Apple ka njoftuar se do të hapë dyqanin e tij më të madh në “Grand Central Terminal” në Nju Jork.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsi i Apple, Nick Leahy, i cili ka deklaruar se ky vendim është marrë nga bordi drejtues për shkak se në Manhattan, Apple ka klientët e tij më besnikë.
Ky dyqan, i cili do të ndërtohet në një terminal, do të jetë 23 mijë metra katrorë, i gjithi në xham. Pagesa që Apple do të paguajë për të shlyer qëranë për një vit do të jetë 800 mijë $. Pas dhjetë vjetësh ajo do të rritet në 1 milionë $.
Zuckerberg shpallet personi mediatik më i pushtetshëm në Britani
Themeluesi i rrjetit më të madh social në botë Facebook, Mark Zuckerberg, ndodhet në vendin e parë të renditjes, i konsideruar si një ndër njerëzit më me influencë në mediat britanike për vitin 2011.
Lajmi është njoftuar pas publikimit të listës së përvitshme të renditjes, për personat më të rëndësishëm të medias të publikuar nga prestigjozja “The Guardian”. Zuckerberg në vendin e parë, pasohet nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, ndërsa në vendin e tretë ndodhet shefi ekzekutiv i Google, Larry Page. Rankimi vijon me drejtorin e përgjithshëm të BBC, Mark Thompson, themeluesin e Apple, Steve Jobs, në vendin e pestë, ndërsa, Rupert Murdoch në të gjashtin.
Por ndërkohë bashkëthemeluesi tjetër i rrjetit social Twitter, Stephen Fry, nuk ndodhet fare në listën e 100 personave më me influencë në botën mediatike në Angli. Rënie ka pësuar edhe shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, i cili është renditur në vendin e 29-të, ndërsa themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është afruar në vendin e 58-të.
Google + përjashton përdoruesit me emra të rremë
Vetëm pas tre javësh në treg, Google + ka treguar një tjetër opsion të paparë ndonjëherë në rrjetët ekzistuese sociale. Punonjësit e policisë në këtë rrjet, kanë përjashtuar të pakëtn gjashtë persona të cilët ishin regjistruar me emra të rremë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Google, të cilët sqarojnë se kjo masë është marrë pasi profilet e hapura në Google kanë për qëllim të jenë publike, në mënyrë që të ndihmojë në lidhjen më të lehtë mes miqve. Për të realizuar këtë Google tregon se përdoret gjurmuesi i fotografive ose krahasuesi i të dhënave me rrjetet e tjera sociale.
Por ndonëse në dukje një lajm i mirë, shumë përdorues kanë ngritur shqetësimin për cënimin e tyre të privatësisë. Ata thonë se përdoruesit duhet të jenë ata që të përcaktojnë se me çfarë emri apo të dhënash duan të rregjistrohen, për të hapur një faqe të re.