Faleminderit Lloyd Banks!

Ishte kjo edhe po një natë e paharruar nën qiellin e kthjellët të së enjtës mbrëma, ku tingujt e hip-hopit amerikan ndezën rreth 5000 të pranishëm në Prishtinë, ndërsa protagonisti ishte Lloyd Banks.Fillimisht, atmosfera rrugëve të kryeqytetit ishte e dukshme, me mijëra të rinj të cilët po bëheshin gati për edhe një nga ato netët e pa harruara.

Për fazën warm-up, në skenë u ngjitën DJ Blunt dhe Real 1, të cilët interpretuan hitet e kohës, sa për të rritur adrenalinën tek të rinjtë e shumtë, pasi ky ishte vetëm fillimi.Teksa të gjithë po prisnin ngjitjen në skenë të Lloyd Banks, u desh që të bashkoheshin akrepat, në mënyrë që ai ta fillonte dridhjen e publikut. Dhe ende pa u përshtatur mirë me publikun, Lloyd për pak sekonda e bëri publikun për vete, të gjithë duart lartë, duke brohoritur G-Unit.

Momentet kulminante u shënuan kur filluan hitet si “I’m So Fly” dhe “Hand’s Up”, megjithëse kjo nuk ishte e tëra. Por, të gjithë ishin në ‘ajër’ kur ai performoi hitin “Beamer, Benz or Bentley”, me të cilën këngë dhe përfundoi ky koncert fantastik.

Telegrafi ishte i pranishëm në këtë koncert të organizuar nga kompania NextLevel dhe fotot ekskluzive nga vendi i ngjarjes, në formatin më kualitativ do të mund t’i shihni se bashku me video gjatë ditës së premte.

Ky koncert u organizua dhe u mundësua nga kompania NextLevel, i cili u mbajt në ambient të hapur te parkingu prapa Full House. Koncerti i madh i radhës do të jetë ai i djalit të Bob Marleyt, legjendës së regaes, Ky-Mani Marley.

Author: admin