Facebook e ka ruajtur vlerën e saj prej 87 miliardë dollarëve, bazuar në rezultatin e ankandit të djeshëm në SharesPost me 150.000 aksione, 35 dollarë secili.Është interesante se si vlera e tenderimit filloi të rritet, menjëherë pasi që drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg u tha gazetarëve se kompania e tij do ta bëjë një “njoftim të mrekullueshëm” gjatë javës.
Zakonisht, një njoftim për një produkt të ri i motivon investitorët të tregtojnë aksionet e tyre, ndërsa nëse ka ndonjë lajm negativ që lidhet me kompaninë, çmimi i aksioneve bie poshtë.
Të nderuar lexues, a mendoni se vlera tregtare e Facebook, e cila tashmë ka arritur në 87 miliardë dollarë, është reale?