Nëse jeni të frustruar për shkak të rrudhave në fytyrë sepse ua shtojnë vitet, ndoshta do t’u shqetësojë edhe kjo- një studimi i ri i Universitetit Yale ka treguar se rrudhat nuk janë vetëm problem estetik, por edhe shëndetësor.
Femrat me lëkurë të hollë dhe rrudha të trasha kanë rrezik më të madh nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave, ka treguar studimi, në të cilin kanë marrë pjesë femrat që e kishin kaluar menopauzën.
“Gjendja e lëkurës së fytyrës mund të jetë shenjë se eshtrat janë të thyeshëm dhe lehtë mund të kërcasin”, ka deklaruar udhëheqësja e studimit, dr. Lubna Pal, duke shtuar se bëhet fjalë për femrat në menopauzë, prandaj nuk duhet të shqetësohemi për çdo rrudhë që e shohim në fytyrë.
Për më shumë, dr. Lubna Pal ka rekomanduar marrjen e kalciumit për të parandaluar problemet e tilla me eshtra.