Pirro Çako operohet nga koronaret në Francë. Pas një periudhe 6-mujore kontrollesh e vizitash, pas problemit serioz me zemrën, kantautori i njohur, falë Zotit shpëtoi nga ndërhyrja e bisturisë franceze, shkruan dje Bluetooth. Lajmin për problemin e tij e bënë të ditur mjekët ë Qendrës Spitalore Universitare, ku ai pati konsultat e para. Çako ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ish-gruaja Inva Mula, i ka qëndruar pranë Pirros në këtë problem shëndetësor që ka patur. Ndërkaq, pas daljes me sukses të operacionit të ish-bashkëshortit, Inva Mula ka shkuar për të festuar 60-vjetorin e bashkëshortit të saj aktual, Hetem Ramadani.