Jehona Sopi penalizohet nga Bashkia e Londres

Këngëtarja kosovare, Jehona Sopi, ka lançuar projektin e saj më të ri. “Këtë verë” quhet kënga më e re, e cila është xhiruar me videoklip nga produksioni Entermedia. Të gjitha xhirimet janë bërë në Londër. “Ideja për të shkuar në Londër ka qenë e imja. Është një prej qyteteve që unë e frekuentoj më së shpeshti për qejf. Atje ndihem si në shtëpinë time të dytë”, ka thënë Jehona. Për këtë këngë Jehona ka bashkëpunuar me Big Bastën dhe me Darko Dimitrovin. Klipi është xhiruar në rrugët e Londrës, ndërsa ne mësojmë se për këtë projekt ajo nuk kishte marrë leje fillimisht nga Bashkia e qytetit dhe, siç kuptojmë, këngëtarja është penalizuar për këtë gjë. Madje, e ka thënë vetë në një televizion. “Tentuam të xhirojmë fshehurazi në një diskotekë në Londër, por nuk na lejuan”, ka theksuar këngëtarja.

Author: admin