Që ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, ju shpesh përdorni detergjente të shtrenjta që njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të rrezikshme. Për zëvendësim rekomandohen disa mënyra të thjeshta dhe të efektshme të pastrimit me anë të uthullës dhe sodës së bikarbonit.
Njollat në rubinet
Keni njohuri mbi njollat e dukshme që vështirë largohen nga rubineti. Uthulla është preparati i përsosur për largimin e papastërtive të tilla. Jo vetëm që rubineti do të jetë i pastër, por njëherit do të fitojë edhe një dukje të shndritshme. Krejt çfarë duhet të bëni është ta zhytni peshqirin në uthull të bardhë alkoolike dhe ta vendosni rreth rubinetit. Lëreni të qëndrojë 25 minuta para se ta fshini me një leckë të thatë.
Lojërat e fëmijëve
Mbusheni ¼ e gotës me ujë dhe përzieni me katër lugë çaji bikarbon. Pastroni lojërat e fëmijëve me këtë përzierje, përmes së cilës do të eliminoni bakteret e shumta të grumbulluara dhe papastërtitë.
Hapësirat ndërmjet pllakave
Përzieni ujin me sodën e bikarbonat ashtu që të fitoni përzierje më të dendur. Me anë të brushës së dhëmbëve vendoseni këtë përzierje në fuga dhe lëreni të veprojë tre minuta dhe pastaj lajeni.
Freskojeni frigoriferin
Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme për shkak të ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht qitni ca sodë bikarboni dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme të frigoriferit. Pas disa minutash, më një sfungjer të pastër të lagësht pastrojeni sipërfaqen. Soda e kuzhinës përveç se vepron si dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe te neutralizimi i aromave.
Tubacioni
Në tubacion qitni gjysmë filxhani sodë bikarboni dhe qitni gjysmë filxhani uthull alkoolike, dhe pastaj mbylleni. Leni që soda dhe uthulla të veprojnë nga 15 deri në 20 minuta dhe pastaj lëshoni ujin e nxehtë.