Pak pas njoftimit të shërbimit të saj më të fundit, iCloud, duket se kompania Apple do të përballet sërisht në gjykatë për shkak të të drejtës së autorit.
Kompania iCloud Communications ka ngritur një padi në një gjykatë në Arizona kundër Apple, për vjedhje të emrit, që kjo kompani e zotëron që prej vitit 2005. Gjoba që mund të marrë Apple është shumë e madhe. iCloud Communications kërkon si dëmshpërbilm të gjithë përfitimin që Apple do të këtë dhe ndalim të shfrytëzimit të mëtejshëm të tij.
Kjo nuk është hera e parë që Apple ka shkelur të drejtat e autorit, çka i ka sjell kësaj kompanie dëme të konsiderueshme financiare.