Franca ndalon reklamimin e Facebook dhe Twitter

Franca ka njoftuar se do ta ndalojë reklamimin e rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në të gjitha programet televizive apo ato të radios.Kështu, prej tash e tutje këto mediume nuk do të mund të përdorin fjalët si “Facebook” apo “Twitter” gjatë transmetimit të programeve të tyre, përveç nëse kjo nuk lidhet me ndonjë lajm të caktuar për këto dy kompani.

Njoftimi ka ardhur pas miratimit të ligjit i cili e ndalon promovimin e ndërmarrjeve të caktuara gjatë një dhënie të informacionit, ose lajmit të caktuar.

Kështu që, fjalitë si “na ndiqni në Twitter ose Facebook” do të zëvendësohen me “na ndiqni përmes rrjeteve tuaja të preferuara sociale”.

 

Author: admin