Joan Cruyff: Mourinho gaboi gjithcka

Ikona e Barcelonës, Joan Cruyff ka vazhduar ta kritikojë trajnerin nën zjarr të Real Madridit, Jose Mourinho, duke thënë se ai nuk mori as një vendim të vetëm të mirë ndaj Barcelonës në maratonën e El Clasicove.

“Rezultatet e fundit në La Liga dëshmojnë se Barcelona bëri punë të mirë në Ligën e Kampionëve. Reali pa problem mposhti Bilbaon, Sevillan dhe Valencian në ndeshjet si mysafir, që nuk është e lehtë”.

“Kemi parë katër El Clasico të nxehtë. Aspekti mental ishte ndoshta më i lodhshëm se sa ai fizik, ndoshta për shkak të Mourinhos. Kjo është diçka që i takon të kaluarës, por Mourinho nuk mori as një vendim të vetëm të mirë, si jashtë ashtu dhe brenda fushës”, ka thënë Cruyff.

Author: admin