Sipas raporteve të fundit, thuhet se gjigantët e internetit, Google dhe Facebook janë në garë për ta blerë shërbimin e famshëm për biseda në internet, Skype.Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.
Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.
Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.
Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht.