Facebook Phone del se shpejti

Vetëm disa ditë pasi që INQ Cloud Touch kishte paralajmëruar lansimin e telefonit të njohur si Facebook Phone për Mbretërinë e Bashkuar, kanë rrjedhur edhe disa thashetheme të cilat thonë se ky model do të jetë në tregun amerikan, gjithashtu.Përdoruesit amerikan të Facebook të cilët dëshirojnë që edhe telefonin e tyre ta kenë me të njëjtën markë, sipas të gjitha gjasave do ta kenë mundësinë ta blejnë atë para fillimit të verës 2011.Edhe pse ky model i telefonit nuk është lidhur me asnjë operator mobil të mundshëm, burime të ndryshme të informacionit që vijnë nga komuniteti i Android thonë se Facebook Phone do të kushtojë rreth 500 dollarë pa kontratë, ose 30 dollarë, nëse përdoruesi lidhet me kontratë me operatorin e caktuar mobil.

Përdoruesit britanik të këtij telefoni kanë dhënë disa nga specifikat kryesore të këtij telefoni, të cilat përfshijnë versionin e Android 2.2 Froyo, procesorin Qualcomm MSM7227 800MHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, 512 memorie të brendshme, GPS, WiFi, Bluetooth, kamerën me 5MP, si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.

 

Author: admin