Troja – albumi i ri vjen vitin e ardhshëm

Ndonëse nëpër ekranet televizive ka kohë që nuk kanë lansuar ndonjë klip të ri, nuk do të thotë se ata janë shkëputur nga angazhimet muzikore. Studioja ku ata grupi “Troja” interpreton rokun e tyre i takon djelmoshat përditë, ndërsa të rejat rreth muzikës sa vijnë e shtohen.Por, ende nuk e kanë me nguti të dalin para publikut me diçka të re. Të paktën tani për tani ata po vazhdojnë ‘koleksionimin’ e këngëve të reja, ndërsa vazhdojnë punën drejt albumit të radhës.

“T’ju them të drejtën, nuk jemi bërë diçka konkrete. Në studio e kemi materialin, në mënyrë që të fillojmë incizimin në depo për albumin e ti. E gjithashtu jemi duke pritur nënshkrimin e një kontrate për koncert në Mitrovicë, i cili është dashur të mbahet pas vitit të ri por nuk u mbajt” ka thënë anëtari i grupit “Troja”, Bujar Berisha, për InfoPress, duke rrëfyer edhe për shtyrjen e koncertit në Mitrovicë.

“Kam thënë edhe më herët që në Kosovë nuk kemi mundësi të bëjmë një koncert sikur bëjnë bendet e mëdha duke pasur parasysh faktin që na jemi vetë producentë vetë menaxher e vetë organizatorë, sepse deri tash nuk i kanë kushtuar rëndësi të investojnë. Tani po ma merr mendja me krijimin e ri të Qeverisë, të ndryshojnë pak gjërat. Lexova që ministri i Kulturës ( Memli Krasniqi) ka në plan të punojë edhe në Ligjin për sponsorë, e duke qenë se ai ka kaluar edhe vetë në muzikë, do t’i kushtojë edhe më shumë rëndësi këtyre gjërave”, ka thënë Berisha.

E ndonëse kanë filluar të përgatiten për albumin e tyre të ri, ata thonë se albumi nuk do të lansohet këtë vit.

“Jemi duke punuar por nuk e besoj që do të dalim me albumin para vitit 2012. Kemi marrë një donacion nga një organizatë zvicerane, të cilës në tetor duhet t’i dorëzojmë një kopje të albumit, por kjo nuk do të thotë se edhe lansimin e to do ta bëjmë këtë vit”, ka përfunduar Bujar Berisha.

 

Author: admin