Adelina performon para publikut zviceran

Adelina Ismaili, e cila tashmë një kohë të gjatë është duke punuar që të depërtojë në skenën e muzikës evropiane, ka sjellë disa këngë shqipe në njërën prej skenave më të nxehta të Zvicrës, në diskotekën Glow.Adelina bëhet kështu këngëtarja e parë shqiptare e cila performon në këtë klub, ku zakonisht sjellin këngët e tyre emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Jay Z, Ciara, Lil Kim, Lumidee, Dj Antoinne, 50 Cent, Francisco, e shumë të tjerë.

Ka qenë ky një koncert i përgatitur gjatë dhe me kujdes, ku asgjë nuk iu la rastësisë që nga styling-u i ri, koreografia moderne deri e tek performanca me DJ mjaft të njohur zviceran, Mr.P!nk, i cili ishte mysafir në ‘Adelina Show’ atë natë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt i këngëtares për Telegrafi.com, i cili ka theksuar se publiku ishte i përzier shqiptar dhe zviceran, ndërsa ajo që mund të quhet një befasi ishte numri i konsiderueshëm i të rinjve italianë në këtë mbrëmje.

 

Author: admin