Pas disa versionesh testuese, versioni final i Firefox 4 më në fund është nxjerrë në dispozicion të përdoruesve, të cilët që në tre orët e para kanë marrë një milion kopje.Versioni i ri sjell dizajn të ri në paraqitjen grafike, ku janë larguar të gjitha elementet e panevojshme, ndërsa pjesa më e madhe e shfletuesit është e dedikuar për shfletimin e ueb-faqeve.Është e pranishme edhe mbështetja e kompletuar për standardet më të reja të faqeve, siç janë HTML5 dhe CSS3, ndërsa Firefox i ri mund të shfrytëzojë edhe mundësitë harduerike të kartelave grafike të sistemeve kompjuterike.Se sa është i popullarizuar Firefoxi tregon edhe përditësimi i një milion kopjeve në tre orët e para, ndërsa pritet të shihet nëse ky version do ta tejkalojë Internet Explorer 9 të Microsoft, i cili u lansua së fundmi, ndërsa përdoruesit brenda një dite morën dy milionë kopje të IE9.
Nëse nuk e keni marrë në mënyrë automatike, atëherë Firefox 4 mund ta gjeni këtu.