Faktorët që rrezikojnë kujtesën

Kujtesa mbetet e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara cenuese. Por, sigurisht që duhen bërë shumë gjëra të cilat ndikojnë në përforcimin dhe mbrojtjen e saj.Bazuar në një lajm të “Foxnews” depozitimi dhe rithirrja e informacionit mund të jetë e mangët nëse e shohim si një proces psikologjik dhe rrjedhimisht kujtesa mbetet e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara cenuese. Këto forca mund të jenë nga brenda dhe jashtë, mund të ndikojnë për një kohë të shkurtër apo afatgjatë në ndonjë fushë të kujtesës, shkruan Start.

Ja faktorët të cilët rrezikojnë kujtesën:
1. Cigarja: shumë studime tregojnë se tek duhanpirësit shfaqet një dobësim në rritje në aftësitë informative dhe në kujtesë, sidomos në pleqëri.
2. Ushqyerje e gabuar: truri juaj ka nevojë për glukozë. Nëse kufizoni ushqyerjen atëherë do të ketë edhe një dobësim të fuqisë së trurit. Kur jeni shumë të uritur dhe të lodhur tek ju pasqyrohen ndjenja të shumta dhe të papërcaktuara. Një ushqyerje e gabuar mund të shkaktojë dhe pasoja më serioze siç është sindroma Korsakoff. Kjo sindromë është shenjë e mungesës së vitaminave e krijuar nga një përthithje e mangët e vitaminave dhe marrja e pakët e vitaminës B1.
3. Herpesi: si një çrregullim shëndetësor i ngjashëm me sëmundje si Alzheimer, paraliza apo depresioni Herpes është një vrasës i vërtetë i kujtesës. Në shumë raste kjo sëmundje nuk ju bën të harroni emrin e shokut tuaj apo vendin ku keni lënë çelësat. Por një infeksion i rëndë i njohur si herpes simplex encephalitis mund t’ju cenojë rëndë kujtesën.
4. Hipnoza: gjërat e bëra nën hipnozë mund të harrohen. Megjithëse efekti i saj është kalimtar hipnoza ka një fazë (etapë) “posthypnotic amnesia (amnezi pas hipnozës) gjatë së cilës mund të harrosh disa ngjarje ose të kaluarën.
5. Stresi: studimet tregojnë se ngjarjet e ngarkuara me stres dobësojnë kujtesën.

 

Author: admin