Talenti kosovar Ardian Bujupi nuk ka të ndalur. Bujupi, i cili është duke garuar në emisionin muzikor në Gjermani, “Deutschland sucht den Super Star”, është vlerësuar favorit për të fituar vendin e parë të këtij shou programi.Djaloshi karizmatik ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë gjermanisht-folës.Edhe pse në dy të shtunat e fundit ai mori disa kritika nga juria (në mesin e jurisë është edhe Patrick Nuo me orgjinë nga Kosova), votat e shikuesve bënë që ai të vazhdojë garën dhe të hyjë në top gjashtë kandidatët kryesorë për të fituar vendin e parë.
Ardiani, banon në Heidelberg të Gjermanisë, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar vendlindjen e tij, Kosovën, aq me tepër ai me krenari në dy javët e fundit është prezantuar në skenë me veshje kuqë e zi.