Policia kufitare në Kristiansand është befasuar kur ka ndalur veturën Chrysler Voyager. 23 persona në mosha të ndryshme me origjinë nga Kosova ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale nga një shofer suedez.Policia kufitare në Kristiansand të Norvegjisë ka njoftuar se përpos shoferit suedez si dhe 23 personave nga Kosova, së bashku me ta ishin edhe dy persona tjerë por që i kanë shpëtuar arrestimit.
Nuk kemi parë ndonjëherë një gjë të tillë, edhe pse punoj këtë punë për 30 vite me radhë”, thotë Heige Breilid, drejtor i doganës së jugut në Dagbladet, raporton portali Dagbladet.no, raporton Zëri.
“Kishte të rinj e të moshuar, si dhe dy gra shtatzëna. Së shpejti do të mund të bëheshin 25 persona në veturë. Edhe më parë kemi zbuluar që janë fshehur nga 2-3 persona, por kurrë 23”, ka thënë Breilid.
Sipas udhëtarëve dhe Policisë, vetura ishte në drejtim të Kopenhagës për të marrë pjesë në një ndejë. Policia ka treguar shqetësim, jo për hyrjen ilegale në Norvegji, por është shumë e shqetësuar për rrezikun në ndonjë aksident trafiku. Që të gjithë udhëtarët u janë dorëzuar entit për migracion në Suedi ku atyre edhe iu është lejuar të kërkojnë azil.