Blero vjen me këngën “Rock City”

Blero ka realizuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me grupin“Freax” nga Zvicra, të cilën e ka titulluar “Rock City”.Këngëtari kosovar ka bërë të ditur se xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar mbrëmë dhe videoklipi do të promovohet me 12 shkurt në Zvicër.

Blero dhe dy anëtarët e grupit “Freax”, Mc Mondy dhe Toni White

“Mbrëmë kam përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës ‘Rock City’. Kjo këngë është në bashkëpunim mes meje dhe dy reperëve nga Zvicra, ‘Freax’. Kënga është shumë e mirë, me një tekst shumë të veçantë”, ka pohuar Blero për Telegrafi.

“Video-klipi është realizuar nga produksioni ‘Asha’ dhe ka dal një klip shumë interesant. Klipi do të promovohet me 12 shkurt në diskotekën Rinora 4 në Zvicër ndërsa me 13 shkurt do të transmetohet nëpër televizionet e Kosovës”, ka përfunduar kënëgtari.

Author: admin