Kartolinën të cilën e dërgoi ushtari britanik gjatë Luftës së Parë Botërore mbërriti pas 94 vitesh, por në adresë të gabuar. Brian Buxton, atëbotë ushtar 19 vjeçar, ia dërgoi kartolinën motrës së tij, Ellen, në janar të vitit 1916 nga kampi ushtarak në Newheaven në lindje të Sussexit, një ditë para se të nisej për luftë në Francë.“E dashura Ellen, po ta dërgoj këtë kartolinë për ta përkujtuar se nuk të kam harruar. Në anën tjetër të kartolinës do ta shohësh urdhrin që kam marrë për javën tjetër. I mjeri unë. Më lajmëro. Vëllai yt i dashur Alfred”, i shkroi ushtari i ri motrës së tij.
Por kartolina e Arthurit nuk mbërriti në adresën e duhur. Arthur vdiq dy vite më vonë, ndërsa motra e tij Ellen vdiq më 1964. Kur më në fund arriti kartolina pas 94 vitesh, u adresua gabimisht, por jo larg, përtej rrugës së shtëpisë ku kishte destinacionin.
“Kartolinën e pranuam së bashku me postën tjetër. Nuk i besonim syve. Jo vetëm se është dërguar 94 vjet pasi që është postuar, por është adresuar gabimisht. Kur e lexuam, na mbërthyen emocionet”, tha Lauren Bleach e cili pranoi kartolinën.
Bleach pas kësaj gjeti të afërmit e Arthurit – Brian Buxton dhe Angela Finch, dhe ua dorëzoi kartolinën. “Ky është një rrëfim i pabesueshëm dhe pikëllues. Ai vdiq tragjikisht dhe kurrë nuk e mësoi se motra e tij nuk e kishte marrë kartolinën. Më vjen keq për Ellen, pasi ajo dhe vëllai ishin shumë të afërt me njëri tjetrin. Ajo nuk pranoi kartolinën, por më vjen mirë të paktën që mbërriti tek familja jonë”, tha Buxton.