Edhe një tjetër shqiptar i Kosovës është duke shkëlqyer në shoun e talenteve të rinj botërorë. Kësaj radhe bëhet fjalë për kosovarin 19-vjeçar Ardian Bujupi.Bujupi është renditur në mesin e 15 më të mirëve në shoun gjerman “Deutschland Sucht den Superstar”.Ai jeton në Haidelberg të Gjermanisë dhe ëndërr e tij është të bëhet yll i muzikës.
Unë dua t’u tregoj njerëzve se çfarë mund të bëj. Ka shumë që e dinë se unë këndoj, por pak besonin në talentin tim”, ka thënë Bujupi para jurisë gjermane.