Shqipëri: Rritja ekonomike 4.9 %

Instituti i Statistikave të Shqipërisë INSTAT publikoi të premten një shifër me rritje të fortë të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2010.Sipas, Ledjon Shahini, specialist i llogarive kombëtare, në INSTAT rritja ekonomike gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009, u rrit me 4.9 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010 u rrit me 1.6 për qind.

Zyrtarët e INSTAT-it thanë se rritja ekonomike këtë vit po nga rimëkëmbja e industrisë dhe tregtisë. Por një sektorë me rritje shumë të fortë është bujqësia, i cili gjithmonë vitet e fundit ka shënuar një rritje më të ulët se sa mesatarja e ekonomisë në tërësi.

Kjo po ndodh në një situatë, kur një pjesë e mirë e tokave bujqësore në disa zona të vendit janë përmbytur këtë vit disa herë. “Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2010 u rrit 7.6 për qind. Bujqësia shënoi një rritje prej 18.2 për qind, ndërsa industria ka qenë vazhdimisht në rritje kryesisht e lidhur edhe me sektorin e energjisë”, tha Shahini.

Si nëntëmujor, sipas të dhënave të INSTAT ekonomia është rritur me 3.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Author: admin