Japonezët shpikin pasqyrën e cila zbulon gripin

Oj pasqyrë, pasqyrë në mur, nga gripi kush është i sëmurë? Kështu do të mund të tingëllonte pyetja pasi që është zbuluar pasqyra e re e cila zbulon temperaturën e ngritur, si një prej simptomave të gripit.Termo pasqyra” është zbuluar nga japonezët e kompanisë NEC Avio Infrared Technologies. Ajo që duket si pasqyrë e rëndomtë dhe pa pasur nevojë që të preket, falë rrezeve ultra të kuqe, matë temperaturën e trupit të njeriut i cili shikon në të. Më pas temperaturën e trupit e shfaqë në ekran dhe alarmon atë i cili ka grip.

Ekzistojnë dy versione të kësaj pasqyre, njëra prej 1.140 dollarësh dhe tjetra prej 1.440 dollarësh, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mund të shfrytëzohet edhe në aeroporte për të përcaktuar se kush prej pasagjerëve është i sëmurë, theksojnë nga kompania, gjersa kushton vetëm sa një e dhjeta e çmimit të kamerave me rreze ultra të kuqe të cilat përdoren në shkolla, kompani e aeroporte.

Pritet që NEC Avio qysh këtë vit do të arrijë të shes 5.000 njësi të kësaj pasqyre.

Author: admin