Sipas Kevin Rose, themeluesit të Digg thuhet se Apple do ta paralajmërojë gjeneratën e dytë të tabletit iPad, të njohur me emrin iPad 2 brenda tri ose katër javësh.Nga i njëjti burim, thuhet se kjo gjë mund të shtyhet edhe për 1 shkurt, si datë e fiksuar për lansimin e tabletit numër një në botë për momentin.
Për më tepër, Rose ka thënë se iPad 2 do të posedojë edhe ndërfaqen Retina, një karakteristikë për të cilën kemi dëgjuar edhe më parë.
Në anën tjetër, burime tjera të informacionit kanë thënë se iPad 2 nuk do të përmbajë ekranin Retina, mirëpo që i njëjti do të ketë rezolucion më të madh se sa versioni paraprak – iPad.
Edhe pse thuhet se lansimi i iPad do të ndodhë brenda tri ose katër javësh, burime të besueshme thonë se kjo gjë nuk do të ndodhë para muajve mars ose prill. Të paktën sa i përket paraqitjes së këtij tableti në shitje.