Hajni thërret policinë, mbeti i ngujuar në vendin e krimit

Një hajn i dehur nga SHBA-të u detyrua ta thërras policinë për ndihmë pasi ishte ngujuar në shtëpinë në të cilën ishte futur për ta plaçkitur. Për të qenë gjërat edhe më argëtuese, John Finch (44 vjeç) e kishte plaçkitur të njëjtën shtëpi edhe vitin e kaluar, kështu që i zoti i shtëpisë e kishte ndërruar bravën dhe ishte e pamundur të hapet dera nga brenda pa çelësin e duhur.

Finch për herë të dytë kishte provuar të futej në shtëpi nëpërmjet dritares. Qëndroi në shtëpi për disa ditë pasi pronarët ishin në pushime. Piu tri shishe xhin, dy shishe ‘whiskey’ dhe ishte shumë i dehur për të dalë nga dritarja.

Kështu u detyrua të kërkojë ndihmë nga policia e cila e arrestoi në vend. Prej të mërkurës gjendet në paraburgim.

Author: admin