Blero ka thënë se ai nuk ka zgjidhur kurrfarë konflikti me Noizyn dhe se nuk dëshiron të komentojë rreth njerëzve që duan të bëjnë emër në shpinën e tij.Kohëve të fundit këngëtarët mes vete janë dukur sikur kanë filluar qëllimisht të bëjnë “skandale” vetëm për të rënë në qendër të vëmendjes. Audioja shumë-folur e Noizy, ku reperi kërcënon këngëtarin nga Kosova, Blero, dita e ditës është duke u bërë më interesante.
Ndërsa i kontaktuar për këtë çështje nga Telegrafi, Blerim Muharrimi – Blero, ka refuzuar të jap deklaratë duke thënë se ai person nuk është i nivelit të tij.
“Ha ha ha, nuk jap asnjë deklaratë për ata që nuk ja vlejnë dhe që nuk janë të nivelit tim”, ka thënë Blero.
Noizy për mediat shqiptare ditë më parë ka dhënë një deklaratë ku thoshte se ka sqaruar “problemin” e kësaj audioje dhe se raportet mes tyre ishin normalizuar. Por, për Bleron nuk është një situatë e tillë dhe ai mendon se Noizy dëshiron famë në shpinën e tij.
“Çfarë raportesh…? Thjesht nuk flas për njerëz që kqyrin me bë emër në shpinën time”, ka thënë këngëtari.
Blero, gjithashtu ka bërë të ditur se së shpejti do të vije me një videoklip të ri, duke hezituar të jap shumë detaje. “Kam përfunduar dy duete të radhës të cilat do t’i lansoj në shkurt. Por nuk mundem të them më shumë se kaq”, ka përfunduar Blero.