Hip-hop grupi kosovar “Tingulli 3nt” pas tre vitesh pushim ka lansuar albumin më të ri të titulluar “Ma I Madhi N’Ven”.Ky album është dashur të realizohet që para një viti, por për shkak të angazhimeve të shumta të grupit është shtyrë deri tash, ka pohuar për Telegrafi.com anëtari i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi.
“Albumi ynë është dashur të publikohet qysh para një viti. Por pikërisht atëherë kur është pritur të lansohet albumi, ne kemi pasur angazhime të shumta, prandaj edhe është shtyrë tash”, ka thënë Geti.
Tingulli 3nt kanë treguar se janë shumë të kënaqur me këtë album sepse sipas tyre ka një dimension tjetër nga ajo që jemi mësuar deri tash, dhe presin të korrin sukses.
“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë album është diçka më ndryshe se herëve të tjera. Është më shumë se hip -hop, mendoj se shumë njerëz që nuk dëgjojnë hip- hop e gjejnë veten aty. Ne mendojmë që ky album i ka pesë yje dhe që është krejt tjetër dimension nga gjithë ajo qe kemi në rrethinë dhe mendoj që ja vlen të dëgjohen të gjitha këngët me radhë, pa e shtyrë asnjërën. Dhe, normal presim suksesin e duhur”, ka shtuar më tej ai.
Getoari gjithashtu ka zbuluar se këto ditë të festave si dhuratë për dëgjuesit e muzikës së tyre do të vijë edhe videoklipi i këngës “Ani, ani syn”.
“Këto ditë të festave si dhuratë për dëgjuesit e muzikës tonë do të dalë videoklipi i këngës ‘Ani ani syn’ që është në bashkëpunim me Florin. Pastaj në mëndje e kam t’i realizoj si videoklipe shumicën e këngëve të këtij albumi, por nuk e di sa do të arrijmë”.
Se çfarë presim të arrijnë me këtë album, Geti shton: “Njohjen e Kosovës në vendet që nuk e kanë njohur deri më sot”./RadioILIRIDA