Teuta Kurti së shpejti me baladë

Këngëtarja Teuta Kurti, e cila së fundmi është paraqitur në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Mos pi mo”, në një prononcim ka treguar se është ajo duke përgatitur një baladë të re.“Momentalisht jam shumë e angazhuar. Jemi në fund-vit dhe siç e dimë festat janë afruar, prandaj kam shumë angazhime si gjithë këngëtarët. Përveç përgatitjeve për programet e fund-vitit, jam duke punuar në një këngë baladë. Shpresoj që kah mesi i janarit të jetë i përfunduar edhe videoklipi”, ka pohuar Teuta.

Së fundi Teuta është përfolur se mund të martohet me të dashurin e saj prej tashmë një viti, Dardan Luta, por ajo ka thënë që kjo gjë është duke u bërë më e madhe se që duhet.

“Sigurisht që ne e kemi në plan martesën, por kohëve të fundit është përfolur shumë për këtë temë. Nuk ka ende asgjë konkrete, jam një tip që nuk i dua dasmat e mëdha dhe nuk dëshiroj të bëhet shumë e madhe kjo gjë, por njëherë përnjëherë nuk ka martesë”, është shprehur Teuta.

Author: admin