Të hënën sërish shtrenjtohet buka

Furrtarët kanë paralajmëruar ngritjen e çmimit të bukës nga e hëna. Buka pritet të shtrenjtohet për 5 cent. Kjo është ngritja e dytë e çmimit të bukës pas atij të bërë rreth një muaj më parë.Deri te shtrenjtimi ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të miellit si dhe mos mundësisë së prodhimit vendorë për ti plotësuar kërkesat për bukë.

Njoftimin për shtrenjtimi e bukës e ka bërë shoqata e furrtarëve përmes një njoftimit për media.

Sipas tyre, një bukë, tashmë standarde në Kosovë, që shitej pas shtrenjtimit të parë 35 centë, do të shitet 40 centë. Në përputhje me këtë ngritje dhe me çmimin e ri do të shiten edhe produktet e tjera nga mielli që prodhojnë furrtarët e vendit.

Ata këtë ngritje çmimi e arsyetojnë dhe e parashohin si të domosdoshme, pas ngritjeve të ndjeshme të çmimit të miellit dhe karburanteve.

Kosova momentalisht i plotëson kërkesat për grurë vetëm 53 për qind.

Author: admin