PTK kompania më e pakorruptuar

Transparenca e madhe e treguar nga menaxhmenti aktual i PTK-së, ka bërë që edhe perceptimi i opinionit kosovar të ndryshoj në mënyrë pozitive për kompaninë. Gjithsesi që në këtë ndryshim ka ndikuar edhe puna e madhe që është bërë në PTK në këto vitet e fundit.Në bazë të raportit të fundit të UNDP-së të publikuar të enjten del se perceptimi i qytetarëve të Kosovës ka ndryshuar dukshëm karshi PTK dhe nga kjo rezulton se PTK është kompania publike më e pakorruptuar.

Kryshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha se masat e ndërmarra, riorganizimi i kompanisë, luftimi i dukurive negative, lufta ndaj korrupsionit, disiplina në punë, kanë ndikuar dhe ndihmuar në ruajtjen dhe vlerën e PTK-së.

“Posta dhe Telekomi i Kosovës ka shënuar pozitivisht një ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve si dhe në përmirësimin e dukshëm të imazhit të saj”, theksoi Haxha.

Sipas tij, PTK gjithashtu ka qenë dhe mbetet një faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Author: admin